Lidhje

Presidenti Bush: Sadam Huseini dhe Bin Ladeni do të gjehen - 2003-06-25


Presidenti Bush tha se është thjeshtë çështje kohe para se të arratisurit më të kërkuer të botës të kapen. Mes të arratisurve më të kërkuar janë udhëhqësi i rrjetit terrorist Al-Kaida, Osama Bin Laden dhe ish presidenti irakian, Sadam Husein.

Presidenti Bush e bën të qartë se është optimist që misteri lidhur me vend-ndodhjen e dy të arratisurve do të zgjidhet.

“Ne jemi në kërkim të tyre dhe do ti gjejmë ata. Kjo është thjeshtë çështje kohe.”

Presidenti u tha gazetarëve se lufta kundër terrorizmit është diçka më shumë se sa kërkimi dhe gjetja e pak personave. Ai theksoi se shumë prej pasusve të Osama Bin Ladenit tashmë janë arrestuar.

“Ngadalë, por të sigurtë në vetvete, ne po i shkatërrojmë rrjetet terroriste. Ne do të vazhdojmë operacionet e kërkimit deri sa ata të gjehen, dhe nuk ka rëndësi se sa kohë duhet për tia arritur këtij qëllimi. Mund të duhet një ditë, mund të duhet një muaj, mund të duhen vite.”

Presidenti Bush vuri në dukje se mbi 500 terroristë të lidhur me Al-Kaidën dhe ish sunduesit talebanë të Afganistanit janë ndaluar nga qeveria pakistaneze. Ai e cilësoi presidentin Musharaf si një udhëpehqës të guximshëm në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Musharaf paralajmëroi se nuk e dinte në se Osama Bin Ladeni ishte në ndonjë zonë të largët të vendit të tij, megjithëse ai shtoi se mundësia që udhëheqësi terrorist të kalojë herë pas here kufirin është shumë e madhe.

//ze//

XS
SM
MD
LG