Lidhje

Irak:forcat britanike kërkojnë për autorët e vrasjes së ushtarëve - 2003-06-25


Forcat britanike në Irak po kërkojnë për personat që vranë dje gjashtë ushtarë britanikë dhe plagosën tetë të tjerë në dy sulme të veçanta në pjesën jugore të vendit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Xhef Hun, tha se gjashtë britanikët e vrarë ishin anëtarë të policisë ushtarake, të cilët po stërvisnin policinë irakiane në një qytet të vogël, rreth 200 kilometra në veri të Basrës.

Në të njëjtën zonë, tetë ushtarë britanikë u plagosën kur helikpoteri i tyre u sulmua gjatë një operacioni shpëtimi.

Sipas dëshmitarëve, ushtarët britanikë u vranë gjatë një shkëmbim zjarri me banorë vendorë, të cilët ishin zemëruar npër shkak të metodave të përdorura nga trupat britanike gjatë një operacioni të mëparshëm kërkimi për armë të rënda në atë zonë. Banorët thonë se në përleshje u vranë edhe 4 irakianë e u plagosën 17 të tjerë.

Forcat britanike, të cilat kontrollojnë rajonin e Irakut jugor të banuar kryesisht nga shiitë, nuk janë përballur me shumë probleme që nga përmbysja e regjimit të Sadam Huseinit në muajin prill.

Ushtarët amerikanë janë bërë objet sulmesh thuajse të përditëshme, kryesisht në pjesën qendrore dhe atë perëndimore, të banuara nga myslimanë zuni. Myslimanët suni ishin përkrahësit më të fortë të Sadam Huseinit.

Gjendjes së sigurisë në Irak iu kushtua vëmendje e veçantë në një konfereencë të Kombeve të Bashkuara mbi procesin e rindërtimit të këtij vendi. Bashkërenduesi i ndihmave humanitare për Irakun tha në tubim se çështjet e sigurisë krijojnë një atmosferë frike dhe pengojnë përpjekjet e rindërtimit.// lk //

XS
SM
MD
LG