Lidhje

6 ushtarë britanikë u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në Irakun jugor - 2003-06-25


Sekretari britanik i mbrojtjes, Geoff Hoon tha se 6 ushtarë britanikë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmet që ndodhën dje në Irakun jugor.

Zoti Hoon tha se 6 të vrarët ishin oficerë të ushtrisë, të cilët po stërvitnin anëtarë të policisë irakiane. Sekretari britanik i mbrojtjes tha se 8 tupa u plagosën në një incident tjetër kur ata u sulmuan nga zjarri i armikut gjatë një operacioni shpëtimi.

Të dy incidentet ndodhën në afërsi të qytetit al-Amarah, rreth 200 kilometra në veri të Basrës.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cilësoi sulmet si një "kujtim i hidhur" se ndërsa luftimet kryesore në Irak kanë marë fund, forcat e koalicionit janë ende të angazhuara në një luftë të rrezikshme kundër terrorit.

Sulmi kundër stacionit të policisë është sulmi më vdekjeprurës kundër trupave britanike në Irak, që kur forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara rrëzuan regjimin e Sadam Huseinit, në prill. Forcat amerikane në Irak vazhdojnë të ndeshen me sulme thuajse të përditshme, megjithë operacionet, që synojnë të kapin dhe të vrasin luftëtarë, besnikë të Sadam Huseinit.

Komanda Qëndrore Amerikane njoftoi se ushtarët amerikanë u vunë dje në shënjestër të dy sulme të veçanta, por nuk pati të vrarë.

Në një zhvillim tjetër, rrjeti televiziv satelitor Al-Xhazira njoftoi se një shpërthim i madh dëmtoi rëndë një naftësjellës në veri të Bagdadit. Pas shpërthimit, nafta vërshoi në zonën përreth. Autoritetet amerikane po vazhdojnë hetimet rreth 2 shpërthimeve të tjera tek naftësjellësit irakianë që nga e shtuna.

//ze//

XS
SM
MD
LG