Lidhje

Ushtarët izraelitë vranë dy ekstremistë të grupit Hamas në Rripin e Gazës - 2003-06-25


Njoftohet se ushtarët izraelitë vranë dy ekstremistë të grupit Hamas në Rripin e Gazës, vetëm pak orë para se zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të sigurimit të fillojnë diskutimet mbi zbatimin e fazës së parë të planit ndërkombëtar të paqes.

Përleshja e sotme ndodhi në Gaza, ku dy pjesëtarë të armatosur të grupit Hamas u vranë pasi u mbyllën në një shtëpi dhe shkëmbyen zjarr me ushtarët izarelitë.

Në Bregun Perëndimor, Izraeli arrestoi dy ekstremistë, që sipas ushtarëve izraelitë kishin me vete lëndë shpërthyese për një sulm të mundshëm vetëvrasës.

Incidentet ndodhën disa orë para se zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të sigurimit kanë në plan të rifillojnë bisedimet në lidhje me transferimin e përgjegjësive të sigurisë në veri të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Bethlehemit në Bregun Perëndimor, në përputhje me fazën e parë të planit të paqes për Lindjen e Mesme.// lk //

XS
SM
MD
LG