Lidhje

Ballkani pas luftrave - 2003-06-26


Katër vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Ballkan, rajoni ka pësuar ndryshime të rëndësishme, duke u larguar nga nacionalizmi, diktatura dhe duke ecur drejt paqes, demokracisë dhe një ardhmje drejt Evropës. Megjithatë problemet me të cilat ende ndeshet ky rajon janë të shumta.

“Ato që po e dëmtojnë më shumë rajonin janë krimi i organizuar, problemet e pazgjidhura pas konflikteve dhe ekonomia që vuan ende pasojat e komunizmit”, tha Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Pol Xones.

Një nga problemet kryesore të pazgjidhura ende pas luftrave është statusi i Kosovës. Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se qëndrimi i administratës amerikane është se koha për fillimin e bisedimeve për statusin nuk ka ardhur ende.

“Ne besojmë se është e parakohshme të hapen tani bisedimet për statusin përfundimtar. Në Kosovë shqiptarët kërkojnë pavarësi, në Serbi kërkohet ndarja e Kosovës. Të dyja këto qëndrime janë të rëndësishme dhe mund të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin,” tha zoti Jones.

Senatori republikan Xhorxh Voinoviç tha se në Kosovë ka ende shumë probleme dhe pa u zgjidhur çështja e të drejtave të pakicave, bisedimet për statusin përfundimtar nuk duhet të fillojnë.

“Çështja e zgjidhjes përfunditare duhet të jetë e lidhur ngushtë me plotësimin e standarteve dhe me respektimin e të drjetave të pakicave. Unçë jam dakort me qëndirmin e departamentit të shtetit se në se flasim tani pëpr statusin përfundimtar kjo mund të lehtësonte trysninë ndaj politikanëve në Kosovë që të plotësojnë standartet,” tha senatori Voinoviç.

Standartet janë një prej mjeteve që komuniteti ndërkombëtar ka në dorë për t’u bërë trysni shqiptarëve në Kosovë të bëjnë përpjekje më intensive për përmirësimin e sigurisë dhe për respektimin e të drjetave të pakicave.

Senatori demokrat Xhozef Baiden, nënkryetar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Senatit tha se ndonëse për të gjithë është i qartë rezultati i statusit përfundimtar, Kosova duhet të bëjë përparim drejt standarteve, drejt krijimit të institucioneve demokratike që populli i saj të ketë të drejtë të vendosë vetë për fatin e tij.

“Ne të gjithë e dimë de ç’do të ndodhë, në një moment a tjetër, Kosova do të ketë status të pavarur, ose përndryshe mund të ketë luftë, pra çfarë po debatoni ju në Departamentin e Shtetit? iu drejtua senatori Biden diplomatit amerikan.

“Le të them që në fillim se ne mezi presim që Kosova të përmbushë standartet dhe të ecë përpara, cilidoqoftë statusi i saj. Ne mendojmë që të gjithë në komunitetin ndërkombtar janë të hapur ndaj rezultatit të statusit përfundimtar dhe po ashtu ne jemi të jë mendimi se nuk është koha për të folurt për rezultatin, është koha që të bëhet përparim në të mirë të popullit në Kosovës. Të flasësh tani për rezultatin do të minonte përparimin drejt standarteve”, tha zoti Xhones.

Senatori Baiden po paraqet një rezolutë në Senat për Kosovën, që siç tha ai ndryshon nga rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila e vë statusin para standarteve.

“Rezoluta që unë do të paraqesë pasqyron mendimin e Senatit se Shtetet e Bashkuara duhet të shprehin mbështetjen e tyre për të drejtën e popullit të Kosovës të vetë-vendosë për të ardhmen politike, por, vetëm pasi Kosova të ketë bërë përparimin e duhur drejt standarteve”, tha senatori Baiden.

Kohët e fundit është sugjeruar që administrata amerikane të caktojë një diplomat amerikan për të drejtuar UNMIK-un në Kosovë. Por Departamenti i Shtetit është kundër kësaj ideje.

“Ne jemi të mendimit se ky post duhet t’i takojë një evropiani. Do të ishte mirë që ai të ishte nga një vend që është si anëtar i Bashkimit Evropian edhe i Natos”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Në dëshmi ishin ftuar për të dhënë mendimet e tyre edhe Drejtori i Nismës Ballkanike në Institutin e Paqes, Daniel Server, ish i dërguari për Ballkanin në administratën e presidentit Klinton Xheimes O’Brajën dhe gjenerali Uilliam Nesh i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

XS
SM
MD
LG