Lidhje

Shteti shqiptar ende nuk ka asnjë statistikë të saktë për gjendjen e drogës në vend- - 2003-06-26


Duke filluar nga viti 1987, 26 qershori është caktuar nga Kombet e Bashkuara si dita ndërkombëtare e luftës kundër drogës. Në Shqipëri, përdoruesit e drogës, nga viti në vit po shtohen. Por ndonëse të gjithë flasin për rrezikun drogës dhe rritjen e numrit të përdoruesve, shteti shqiptar ende nuk ka asnjë statistikë reale për gjendjen.

Ashtu si shumë fenomene të reja, edhe përdorimi i drogës në Shqipëri njohu shpërthim në fillim të viteve ’90. Në një shoqëri të trazuar nga problemet e tranzicionit, droga nisi të përhapej pa gjetur asnjë përpjekje për ta penguar. Këmbana e alarmit ra në vitin 1994 kur një i ri në kryeqytet u gjet vdekur nga një mbidozë. Në treg nisi përdorimi i heroinës dhe kokainës. Ndërkohë edhe spitalet nisën të mbusheshin, ndërsa vdekje të tjera të rinjsh pasuan njëra tjetrën.

Sot të gjithë flasin për rrezikun drogës, dhe rritjen e numrit të përdoruesve, por ende shteti shqiptar nuk ka asnjë statistikë reale për gjendjen. 5 vjet më parë ministri i atëhershm i rendit Perikli Teta dha të parën shifër prej të paktën 30 mijë përdoruesve. Kjo shifër vazhdon të qarkullojë edhe sot në raporte të ndryshme. Por të shumtë janë ato që e kundërshtojnë. Disa nga organizatat jo fitimprurëse që merren me këtë çështje flasin për një numër dy herë më të pakët, të tjerë, shpjegojnë se numri është rritur.

Por përtej këtij debati, ajo që mbetet fakt, është se përdoruesit e drogës në Shqipëri, nga viti në vit po vijnë duke e shtuar. Për këtë mjafton t’i referohesh numrit të atyre që kanë kërkuar ndihmë pranë repartit të Toksikologjisë në spitalin ushtarak, ku të paktën dy vitet e fundit janë dyfishuar pacientët. Kjo është dhe qendra e vetme në të gjithë vendin që ofron trajtimin mjekësor, ndërsa po vetëm një qendër ka edhe për dizintoksikimin.

Sipas disa studimeve mosha mesatare e përdoruesve të drogës është nga 17 deri në 25 vjec. Ndërsa sipas disa të dhënave të Unicef-it në një studim të bërë me moshat deri 18 vjeç, përhapje më të madhe ka te adoleshentet 12-13 vjecar. Qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi, Kavaja, Shijaku, Shkodra dhe Vlora. //ss//

Cdo vit debati për drogën rihapet, por sërish rithuhen të njejtat gjëra, dalin të njëjtat probleme dhe shumë pak ka ndryshuar. Strukturat e shtetit mbeten të përqëndruara kryesiht në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve të drogës

XS
SM
MD
LG