Lidhje

Shpërthim i ri në Bagdad: vritet një person - 2003-06-26


Një shpërthim, objektivi i të cilit ishte një makinë ushtarake amerikane në Bagdad, shkaktoi vdekjen e të paktën një personi.

Komanda Qendrore amerikane, e cila drejton operacionet ushtarake në Irak, ende nuk ka bërë ndonjë koment rreth këtij sulmi që ndodhi sot në mëngjes në një rrugë që çon në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Sipas agjencive të lajmeve, dëshmitarë thonë se shpërthimi shkaktoi vdekjen e një civili irakian. Një zyrtar ushtarak amerikan në vendin e ngjarjes u tha gazetarëve se ende nuk ishte e qartë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një granadë, apo lëndë plasëse të vendosura në rrugë.

Forcat amerikane kanë qenë objekt sulmesh thuajse të përditëshme në Irakun qendror dhe atë perëndimor, rajon ky i banuar kryesisht nga myslimanë suni, të cilët kanë qenë përkrahësit më të fortë të Partisë Bath të përmbysur nga pushteti.// lk //

XS
SM
MD
LG