Lidhje

Gjykata e Lartë shfuqizon një ligj për homoseksualët - 2003-06-26


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shfuqizoi ligjin që ndalonte marrëdhëniet seksuale midis dy të rriturve të së njëjtës gjini.

Ky vendim shikohet si fitore e madhe për homoseksualët. Gjykata e Lartë shpalli sot të pavlefshëm një ligj të shtetit Teksas kundër atyre që autoritetet e këtij shteti i cilësojnë si marrëdhënie anormale midis dy të rriturve të së njëjtës gjini.

Gjykata e Lartë tha se ligji i Teksasit përbën shkelje të Kushtetutës për të drejtën e jetës private.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy, tha se ligji i Teksasit poshtëron jetën e homoseksualëve.

Përkrahësit e ligjit të Teksasit thonë se legjislacioni është në përputhje me interesat e shtetit për të mbrojtur martesën dhe moralin.

Veprimtarë të të drejtave civile e kishin kritikuar ligjin e Teksasit si një provë të ndërhyrjes së shtetit për të përcaktuar se çfarë duhet të ndodhë në dhomën e gjumit midis dy të rriturve me pëlqimin e tyre.

XS
SM
MD
LG