Lidhje

Tony Blair reagon ashpër ndaj një njoftimi të BBC-së - 2003-06-28


Zyra e kryeministrit britanik, Tony Blair, reagoi ashpër ndaj një njoftimi të BBC-së, në të cilin thuhej se qeveria ekzagjeroi provat, që kishte për të argumentuar që të hynte në luftë në Irak.

Drejtori i Komunikimit Alastair Cambell u tha dje gazetarëve të BBC-së se korporata e tyre duhet të kërkojë ndjesë për njoftimin, në të cilin thuhej se qeveria ekzagjeroi kërcënimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë.

Sektori i lajmeve të BBC-së ngul këmbë se nuk do të kërkojë falje. Gazetari Andrew Gilligan citonte në artikullin e tij të botuar muajin e kaluar një burim të paidentifikuar të zbulimit britanik, që thoshte se dosja e qeverisë rreth programit të armëve irakiane ishte ekzagjeruar.

//ze//

XS
SM
MD
LG