Lidhje

Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare, Rice, viziton Lindjen e Mesme - 2003-06-28


Këshilltarja e Presidentit Bush për Sigurinë Kombëtare, Condoleeza Rice, takohet sot në Izreal me Kryeminsitrin Ariel Sharon në një përpjekje për ta shtyrë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Zonja Rice u takua dje në Bregun Perëndimor me kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbaz, i cili këmbënguli që Izraeli të lirojë më shumë të burgosur palestinezë dhe të ndalë vrasjet e udhëheqësve ekstremistë.

Këshilltarët e zotit Abbaz thanë se ai i kërkoi gjithashtu zonjës Rice një mbështeje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara për armëpushimin tre-mujor të grupeve ekstremsite, të negociuar nga kryeministri dhe që mund të fillojë që sot. Zyrtarët palestinezë thanë se grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik ranë dakord për armëpushimin, por nuk është e qartë nëse grupet e tjera ekstremiste do të marrin pjesë.

Ndërkaq, Izraeli ka rënë dakord të tërheqë trupat nga disa pjesë të Rripit të Gazës dhe nga pjesa jugore e Bregut Perëndimor rreth Bethlehemit, duke u a lënë sigurimin e kësaj zone palestinezëve. Tërheqja izraelite mund të fillojë gjithashtu sot ose nesër.

Duke iu referuar kërkesave të zotit Abbaz, zyrtarët izraelitë thanë se lirimi i të burgosurve të tjerë palestinezë varet në aftësinë e forcave palestieneze të sigurimit për të ndaluar sulmet e grupeve ekstremiste kundër Izraelit. Izraeli ka thënë se rezervon të drejtën për të marrë masa kundër ekstremistëve nëse palestinezët nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Bisedimet e zonjës Rice kanë si synim përcaktimin e shkallës së angazhimit të palëve për zbatimin e planit të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që parashikon krijimin e shtetit palestienz deri në fund të vitit 2005, që do të jetonte në paqe me Izraelin.//ic//

XS
SM
MD
LG