Lidhje

Qeveria e përkohëshme e Afganistanit po bën përparim - 2003-06-29


Një vit e gjysëm pas përmbysjes së regjimit ekstremist taleban, qeveria e përkohëshme e Afganistanit po bën përparim. Zgjedhjet kombëtare do të mbahen në qërshor të vitit të ardhshem. Tregtia vazhdon të zgjerohet. Banka botërore llogarit se ekonomia afgane gjatë vitit 2002 u rrit me 10 përqind. Në një konferencë për Afganistanin organizuar nga Departamenti amerikan i Tregtisë moren pjesë qindra ndërmarrës dhe investues amerikanë që është një shenjë tjetër premtuese për rindërtimin e një vendi. Edhe ushtria e re kombëtare afgane ka dislokuar disa nga njësitë e saj të para të stërvitura.

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, Shtetet e Bashkuara po sigurojnë mjete dhe stërvitje për policët afganë. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka ndërtuar mbi 70 spitale, klinika dhe qendra shëndetsore për gratë. Gjithashtu atje po ndërtohen autostrada që lidhin qytetet afgane të Kabulit, Kandaharit dhe Heratin.

Rindërtimi i Afganistanit kërkon respekt për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Afganët po hartojnë një kushtetutë të re e cila do të përcaktojë standarde të reja për të drejtat civile dhe politike në vend.

Por Afgansitani vazhdon të ballafaqohet me probleme serioze. Ka patur sulme terroriste, përfshirë atë të 7 qershorit nga i cili u vranë 4 anëtarë gjermanë të forcës ndërkombëtare në ndihmë të sigurimit.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Donal Rumsfeld tha se koalicioni nuk do të lejojë që talebanët ose Al-Qaida të kthehen në Afgansitan.

“Kemi të bëjmë me një vend kufinjtë e të cilit janë të hapur në veri, në lindje, në jug dhe në perëndim. Kemi njerëz në Iran të cilët kanë mjaftë ndikim në kufirin perëndimor. Pastaj edhe në Pakistan ka njerëz që lëvizin lirisht drejt Afganistanit sikur mos të kishte kufi fare. Njerzit tanë nga pala afgane janë duke bërë një punë të mirë për zgjidhjen e këtij problemi.”

Sivjet Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë gati një miliard dollarë për rindërtimin e Afganistanit dhe për ndihma humanitare. Është me shumë rendësi që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të japë ndihmën e tij për rindërtimin e Afgansitanit. Shtetet e Bashkuara, së bashku me miqtë dhe aleatët e tyre do të punojnë për të siguruar krijimin e një Afganistani të lirë e të qëndrueshëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG