Lidhje

Forcat amerikane ndërmarrin një fushatë masive spastrimi në veri të Bagdadit - 2003-06-29


Forcat amerikane në Irak filluan një fushatë masive spastrimi në veri të Bagdadit, e cila synon të shtypë rezistencën e armatosur dhe t’i japë fund sulmeve pothuajse të përditëshme kundër forcave të koalicionit.

Në një Deklaratë të Komandës Qendrore amerikane thuhet se të mbështetura nga avionë luftarakë e mjete të blinduara, forcat amerikane kryen 20 sulme të njëkohëshme dje dhe arrestuan më shumë se 60 persona. Operacioni i quajtur Desert Sidewinder, kishte gjithashtu në shënjestër forcat besnike të partisë Baath dhe ish udhëheqësit ushtarakë irakianë.

Po ashtu dje, një civil irakian njoftohet se u vra dhe dy ushtarë amerikanë u plagosën në një sulm në Bagdad. Zyrtarët amerikanë thonë se në këtë incident u aktivizua një mjet shpërthyes që kishte si objektiv një autokolonë të ushtrisë amerikane.//ic//

XS
SM
MD
LG