Lidhje

Arrestohet administratori i Naxhafit - 2003-06-30


Forcat amerikane në Iraq arrestuan administratorin e emëruar nga Shtetet e Bashkuara për qytetin e shenjtë të Naxhafit nën akuzat për rrëmbim personash dhe korrupsion. Zyrtarët amerikanë thonë se bashkë me 61 vjeçarin Abu hajdar Abdul Munim u arrestuan edhe ndihmësit e tij. Në një deklaratë të autoriteteve amerikane në Irak thuhet se arrestimet u bënë me kërkesë të një gjykatësi irakian. Gjatë javëve të fundit banorët e Naxhafit kanë protestuar ndaj pranisë së zotit Munim në qeverinë lokale, duke e akuzuar atë, ndër të tjera, për lidhje me partinë e ndaluar Baath të Sadam Huseinit. Nga zhvillimet e tjera në Irak, Shtetet e Bashkuara i kthyen Sirisë pesë roje kufitare që u plagosën kohët e fundit gjatë një sulmi amerikan në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.

XS
SM
MD
LG