Lidhje

Kalendari historik, 28 qershor - 2003-06-30


Më 28 qershor të vitit 1927, dy pilotë të ushtrisë amerikane përfunduan fluturimin e parë nga Oakland i Kalifornisë në ishullin Oahu të Havait.

Pilotët, Lester Maitland dhe Albert Hegenberger, kishin nëdr mend ta drejtonin aeroplanin e tyre Ford 3 motorësh me anë të radios por për shkak të problemeve me radion ata e bënë drejtimin me hamendje.

Historiani i aeronautikës, Robert van der Linden thotë se shpesh herë fluturimi për në Havai është krahasuar me fluturimin e Çarls Lindbergut nga Shtetet e Bashkuara në Francë, vetëm 17 ditë më parë. Historiani thotë se megjithëse fluturimi i Lindbergut ishte rreth 1 mijë e 600 kilometra më i gjatë, fluturimi për në Havai qe teknikisht më i vështirë për shkak të problemeve gjatë fluturimit.

Më 28 qershor të vitit 1971, Gjykata e Lartë amerikane shfuqizoi dënimin e ish kampjonit të boksit për peshat e rënda, Muhamed Ali, i cili kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri.

Në vendimin e njëzëshëm të Gjykatës së Lartë thuhej se Muhamed Ali, i njohur me emrin Kasius Klei, thuhej se ai ishte rekrutuar pa të drejtë. Dhe kjo sepse agjencia që merrej me rekrutimet, kishte kundërshtuar pa asnjë shpjegim kërkesën e tij.

Muhamed Ali ishte dënuar me 5 vjet burgim, por ishte liruar me kusht gjatë procesit të apeleve. Atij ia hoqën titullin e kampjonit dhe liçenca për t’u ndeshur në boks iu anulua nga një numër shtetesh. Por zyrtarët e boksit e kishin lejuar atë t’i kthehej sportit dhe kështu ai filloi të korrte sukses në tetor të vitit 1970, 8 muaj para se gjykata e lartë të merte vendimin.

Megjithë ndërprerjen e karierës, Muhamed Ali përsëri ia arriti të dilte në krye. Më 1974, në moshën 32 vjeçare, Muhamed Ali fitoi përsëri titullin kampion në peshat e rënda duke mundur George Foremanin.// lk //

XS
SM
MD
LG