Lidhje

Qeveria Nano mund të përfshihet nga një valë ndryshimesh - 2003-07-01


Në Shqipëri, qeveria e kryeministrit Fatos Nano mund të përfshihet nga një valë ndryshimesh. Në përfundim të një mbledhjeje, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryesia socialiste i kërkoi zotit Nano të vlerësojë mundësinë e përmirësimit të përbërjes së qeverisë. Mbledhja e kryesisë u karakterizua nga debate të ashpra gjatë të cilave kryeministri kërkoi dorëheqjen e numrit 2 të qeverisë dhe të ministrit të jashtëm, Ilir Meta. Nga ana e tij zoti Meta u shpreh i kënaqur me rezultatet e kësaj mbledhjeje të nxitur nga ai pas një letre ku kritikonte mënyrën e drejtimit të vendit.

//ze//

XS
SM
MD
LG