Lidhje

Tiranë:Socialistët shqiptarë po përgatiten për ndryshime të reja në qeveri - 2003-07-01


Socialistët shqiptarë po përgatiten për ndryshime të reja në qeveri. Rezoluta e miratuar në orët e para të mengjesit të sotëm nga kryesia I lë në dorë kryeministrit të vlerësojë mundësinë e përmirësimit të përbërjes së kabinetit të tij. Por koha për të bërë këto ndryshime mbetet e hapur. Kryeministri Nano i ka kërkuar dje dorëheqjen zëvendëskryeministrit Ilir Meta pas kritikave të ashpra që ky I fundit kishte bërë ndaj mënyrës së qeverisjes. Zoti Meta ka përsëritur sot se një dorëheqje e tij vetëm sa d të përkeqësonte gjendjen

Vështirë të thuhet se në gjirin e socialistëve shqiptarë është rikthyer paqja. Rezoluta e miratuar sot pak pas mesnatës nga kryesia është një përpjekje e brishtë për të ruajtur ekuilibret e brendshme. Ajo mbetet e varur në një pikë delicate: në kërkesën për ndryshime në kabinetin qeveritar, megjithëse sipas tekstit të lexuar nga sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi, ajo i lihet në dorë kryeministrit Nano: "Kryeministri të vlerësojë dhe realizojë në bashkëpunim me kryesinë e partisë socialiste të Shqipëisë mundësinë për përmirësimin në përbërje dhe në efektivitetin e punës të strukturave qeverisëse me qëllim thithjen dhe konvergimin në to të kapaciteteve më të mira intelektuale dhe manaxheriale në shërbim të përmirësimit e të efektivitetit të reformave të procesit vendimmarrës" Kjo kërkesë erdhi pas kritikave të zëvendëskryeministrit Ilir Meta, dhe këmbënguljes së përkrahësve të tij. Në këtë aspekt, zoti Meta duket se nuk doli duar bosh nga lufta e nisur. Tashmë i mbetet kryeministrit që të menaxhojë krizën. Dhe kjo do të varet nga ndryshimet që ai do të ndërmarrë dhe koha kur do t’I bëjë ato. Aq më tepër që mbrëmë ai kërkoi doreheqjen e zotit Meta.

Nëse ndryshimet nuk do të bëhen përpara zgjedhjeve lokale, dy grupimet branda socialistëve mund të vazhdojnë të bashkëjetojnë, pa sulmuar njeri tjetrin, sic kërkohet edhe në rezolutë, ku saktësohet se gara për në kongres nuk duhet të ngatërrohet me fushatën elektorale. Në rast të kundërt, ndryshimet e mundshme mund të prekin edhe zotin Meta, së paku, siç mendojnë disa përfaqësues socialistë, mund të ketë një ridimensionim të pozitave të tij, duke qenë se mban dy funksione atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Zoti Meta e ka bërë të qartë edhe sot se një dorëheqje vetëm sa do të përkeqësonte situatën.

Në këtë aspekt lufta mbetet e hapur dhe gati për të shpërthyer në cdo moment. Tashmë të dy plët qëndrojnë në pritje të lëvizjeve të kundërshtarit. Edhe sot në mesditë në grupin parlamentar vetëm sa u lexua rezoluta dhe nuk pati asnjë debat të mëtejshëm.//ss//

XS
SM
MD
LG