Lidhje

Shtetet e Bashkuara ndërpresin ndihmën ushtarake për Kolumbinë - 2003-07-02


Kolumbia është një nga 35 vendet të cilave administrata amerikane u ndërpreu ndihmat ushtarake pasi ato nuk arritën t’u japin imunitet shtetasve amerikanë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Qeveria e Kolumbisë thotë se një traktat i vitit 1962 midis të dy vendeve u jep amerikanëve imunitet nga gjykata. Departamenti i Shtetit thotë se traktati nuk jep gjithë garancitë e nevojshme.

Kolumbia ka qënë një nga vendet kryesore që merrte ndihma ushtarake amerikane duke përfituar miliarda dollarë gjatë viteve të fundit. Brazili, vendi me ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, po ashtu ka vendosur të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara.//kk//

XS
SM
MD
LG