Lidhje

Australi: një shkollë e krishterë ndalon librat e Harry Potterit - 2003-07-02


Një shkollë e krishterë australiane ndaloi serinë e librave të Harry Potterit duke thënë se ato nxisin magjinë. Drejtori i shkollës së krishterë në Melbourne tha se të pesë vëllimet e librit u mësojnë lexuesve anët pozitive të magjisë.

Drejtori i shkollës tha se librat janë në kundërshtim me mësimet e krishtera. Agjencia e lajmeve Reuters citon drejtorin e shkollës, i cili thotë se nxënësit mund t’i lexojnë librat e Harry Poterit, por ata nuk do t’i gjejnë ato në bibliotekën e shkollës.

Librat që kanë si personazh kryesor djalë magjistar dhe aventurat e tij, janë bërë të njohura në të gjithë botën. Muajin e kaluar doli edhe libri i pestë i titulluar “Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit”. //kk//

XS
SM
MD
LG