Lidhje

Japonia dhe Argjentina, vendet me korrupsion më të lartë politik - 2003-07-03


Sipas organizatës Transparency International, me qendër në Gjermani, Japonia dhe Argjentina cilësohen si vendet ku korrupsioni politik është në shkallën më të lartë.

Në një raport të ri të saj, kjo organizatë botoi sot rezultatet e një ankete me 40 mijë njerëz në 47 shtete. Ndër 102 vendet e botës të renditura nga organizata, Finlanda ze vendin e parë si shteti me më pak korrupsion. Vendin e 102, pra të fundit në listë, e zë Bangladeshi.

Shqipëria renditet e 81-ta. Organizata Transparency International u ka bërë thirrje qeverive të ndryshme që të nënshkruajnë një traktat për korrupsionin i cili pritet të formulohet nga Kombet e Bashkuara. Anketimet e bëra nga organizata Transparency International, nxjerrin se në në vendet e Ballkanit, korrupsioni shihet nga njerëzit si një ndër problemet kryesore, megjithë vështirësitë e tjera serioze me të cilat përballet popullata si papunësia dhe varfëria.

Anketat tregojnë gjithashtu se në këto vende njerëzit nuk e pranojnë korrupsionin. Kjo është sidomos e vërtetë në Bullgari. Tolerimi ndaj korrupsionit është paksa më i lartë në Serbi, Bosnje dhe Kroaci.

Anketat tregojnë se korrupsioni në këto vende mbahet më këmbë nga një një pjesë relativisht e vogël i popullatës. Në shumicën e vendeve ku u bënë anketimet ka një rënie në numrin e njerëzve që e pranojnë vetë se kanë lidhje me korrupsionin. Kjo bie sidomos në sy në Shqipëri.

E kundërta ndodh me Maqedoninë, ku paqëndrueshmëria politike dhe tensionet etnike mund ta kenë nxitur prirjen e njerëzve që të mbështeten tek korrupsioni.

Që nga anketimet e vitit 2000, në shumicën e vendeve të rajonit ka patur një ndryshim të lehtë në drejtim pozitiv përsa i përket perceptimit të ekspertëve dhe të organizmave ndërkombëtare për shkallën e korrupsionit. Përjashtim bëjnë Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, ku perceptimi për shkallën e korrupsionit pati rritje.

Ndër 102 vendet e botës të renditura nga Transparency International, Finlanda zë vendin e parë si shteti me më pak korrupsion. Vendin e 102, pra të fundit në listë, e zë Bangladeshi. Shqipëria renditet e 81-ta. Përpara saj renditen vende të tilla si Zimbabveja, Pakistani, Rumania dhe Zambia. Greqia ze vendin e 44, Italia të 31-tin.

Për sa i përket Shqipërisë, burimet e anketuara thonë se më të korruptuarit janë punonjësit e doganave, pastaj vijnë ministrat, zyrtarët e taksave, policët, anëtarët e parlamentit dhe zyrtarët e ministrive.//kk//

XS
SM
MD
LG