Lidhje

25 milionë dollarë për kapjen apo konfirmimin e vdekjes së Sadamit - 2003-07-03


Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shumë prej 25 milionë dollarësh për kapjen apo konfirmimin e vdekjes së Sadam Husenit. Administratori i lartë amerikan në Irak, Paul Bremer, e bëri këtë ofertë dje në televizionin e Irakut dhe shtoi se kjo ofertë përmban edhe një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për secilin nga djemtë e Sadam Husenit, Uday-in the Qusay-in.

Udhëheqësi i përmbysur irakian u pa për herë të fundit më 9 prill, por zyrtarët amerikanë nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse dy sulmet e kryera në kohë të ndryshme kundër Saddamit dhe djemve të tij ishin të suksesshme.

Pentagoni beson se misteri i fatit të Sadam Huseinit po ushqen sulmet e përditëshme ndaj forcave amerikane nga elementët besnikë të Saddamit. Shumë irakianë thonë gjithashtu se i tmerron ideja se Saddami mund të rishfaqet dhe të rrëmbejë pushtetin.

Ndërkaq, Sekretari i Shtetit Colin Powell tha dje se gjetja e Saddam Husseinit, ose konfirmimi i vdekjes së tij do t’i sigurojë irakianët se ai nuk do të kthehet kurrë më. Po ashtu dje, Presidenti Bush tha në rrjetin televiziv CNN se do të duhet kohë që të vendoset demokracia në Irak. Ai tha se e nervozon fakti që bota kërkon vendosjen e menjëherëshme të demokracisë në Irak.

Ndërkaq, anëtarët republikanë të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, që sapo janë kthyer nga Iraku thonë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë gjetur dokumentacion që dëshmon se Saddami ka patur armë të shkatërrimit në masë.

Por demokratët, që ishin sëbashku me ta në një vizitë tri ditëshe në Irak, thanë se të dhënat nuk janë përfundimtare. Asnjeri prej ligjvënësve nuk ka dhënë hollësi për dokumentacionin në fjalë, por thanë se tani theksi i duhet vënë rindërtimit të Irakut.

XS
SM
MD
LG