Lidhje

Shpërthim në Pakistan. Të paktën 8 të vrarë - 2003-07-04


Policia e Pakistanit njofton për një shpërthim me sa duket vetvrasës në një xhami të qytetit Quetta, kryeqytet i provincës jugperëndimore të Baluçistanit, në kufi me Afganistanin.

Sipas njoftimeve të para, të paktën 8 veta janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ndodhi gjatë kohës së faljeve në xhaminë e sektit shiit.

Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Gjatë viteve të fundit grupet radikale sunite që përbëjnë shumicën myslimane në Pakistan janë përplasur shpesh me ato të pakicës shiite.//ii

XS
SM
MD
LG