Lidhje

Si u arrit pavarësia e Amerikës - 2003-07-04


Katër korriku është një festë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, Dita kur amerikanët festojnë Pavarësinë nga Britania. Në verën e vitit 1776, kolonët amerikanë ishin mjaft të përçarë. Një në tre amerikanë ishin besnikë ndaj Britanisë. Ata as që e imagjinonin dot luftën për pavarësinë.

Megjithatë, shumica e tyre ishin tepër të zemëruar me atë që ata e konsideronin trajtim jo të drejtë nga ana e qeverisë britanike. Britania u merrte kolonive taksë, edhe pse ata nuk kishin përfaqësuesit e tyre në Perandori. Britania gjithashtu anulonte çdo ligj të kolonive, në se nuk e pëlqente.

Në qershor të vitit 1776, kolonitë kishin filluar revoltën e hapur. Një numër luftimesh ishin zhvilluar midis forcave të kolonive dhe trupave britanike. Ndërkohë, kishte filluar të përhapej ideja e pavarësisë.

Delegatë nga 13 kolonitë e Amerikës u mblodhën në Filadelfia, për një takim të Kongresit Kontinental. Edhe delegatët e këtij kongresi ishin të ndarë në mendime.

Disa prej tyre ende shpresonin se kolonitë do të mund të arrinin një marrëveshje me Britaninë. Të tjerë besonin se kolonitë do të mund t’i fitonin të drejtat e tyre, vetëm duke qenë shtet i pavarur.

Kongresi Kontinental doli me vendimin për të përgatitur deklaratën e pavarësisë. Thomas Jefferson ishte në krye të Komitetit të zgjedhur për shkrimin e dokumentit. Ndërsa ata anëterët e Komitetit punonin, Kongresi vazhdonte të debatonte në lidhje me çështjen e pavarësisë.

Më 2 korrik të vitit 1776, Kongresit ju dha vota zyrtare në lidhje me këtë çështje. Të gjitha kolonitë, me përjashtim të New Yorkut, votuan pro këtij vendimi. Delegatët e New Yorkut thanë se po prisnin urdhëra nga udhëheqësit e qytetit të tyre, para se të votonin. Por ata gjithashtu premtuan se edhe kolonia e tyre, do të votonte në favor të pavarësisë.

John Adams i shkroi gruas së tij një letër po atë ditë, më vonë. Ai i shkruante se 2 korriku do të ishte dita zyrtare e vendit të ri. Në fakt nuk ndodhi kështu. Dita zyrtare e Pavrësisë së Shteteve të Bashkuara u bë 4 koriku, dita kur Kongresi Kontinental voti për miratimin e dokumentit të pavarësisë.

Deklarata e Pavarësisë fajësonte qeverinë britanike për të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë kolonive. Në të deklarohej se qeveritë kanë të drejtën të ekzistojnë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre. Në Deklaratë gjithashtu thuhej se populli ka të drejtën të ndryshojë qeverinë, në se ajo u mohon atyre të drejtat.//kk//

XS
SM
MD
LG