Lidhje

Kryeministri Berluskoni mohon të ketë kërkuar ndjesë - 2003-07-04


Kryeministri italian Silvio Berluskoni mohoi njoftimet se ai ka kërkuar ndjesë për komentet e bëra të mërkurën në Strasburg, në të cilat e krahasonte një deputet gjerman me një roje burgu nazist.

Zoti Berlusconi u tha gazetarëve në Romë se e kishte informuar kancelarin gjerman Gerhard Shrëder të enjten duke i thënë se i vinte keq që komentet e tij të bëra me shaka ishin keqinterpretuar.

Zoti Berluskoni theksoi përsëri se ai vetë dhe vendi i tij ishin fyer nga komentet e deputetit gjerman Martin Schultz.

Gjatë një seance të Parlamentit Evropian, deputeti gjerman kishte kritikuar atë që ai e quante konflikt interesash midis roleve të zotit Berlusconi si kryeministër dhe si pronar të mediave italiane.

Kundërpërgjigja e zotit Berlusconi shkaktoi protesta dhe zoti Shroeder si dhe zyrtarët e Parlamentit Evropian thanë se kryeministri italian duhet të kërkonte ndjesë.

Pas bisedës telefonike që pati të enjten me zotin Berluskoni, kancelari gjerman Schrëder tha se e quante çështjen të mbyllur. Por kryetari i Parlamentit Evropian, Pat Cox kërkoi që kryeministri italian të mos mbetej me kaq në ndjesën e tij.//kk//

XS
SM
MD
LG