Lidhje

Presidenti Bush vlerëson ushtrinë amerikane - 2003-07-05


Presidenti Bush vlerësoi lart ushtrinë amerikane për luftën kundër terrorizmit dhe për përballimin e asaj që ai e cilësoi si kërcënim të një epoke të re.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha sot se miliona njerëz në mbarë botën janë të lirë falë ushtrisë amerikane. Presidenti nderoi ata ushtarakë, që dhanë jetën në Afganistan dhe në Irak dhe tha se Shtetet e Bashkuara falenderojnë ata që janë gati të shërbejnë.

Presidenti Bush, i cili do të vizitojë Afrikën javën e ardhshme, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë në krye të përpjekjeve për të luftuar Sidën në Afrikë.

Në përgjigjen e palës demokrate, anëtari i kongresit amerikan nga Texasi, Ciro Rodriguez, tha se qeveria duhet të përmirësojë kujdesin shëndetsor për veteranët si dhe arsimimin për rezervistët e ushtrisë. //kk//

XS
SM
MD
LG