Lidhje

Presidenti pakistanez i quan sulmuesit e xhamisë turp për islamizmin - 2003-07-05


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, i cilësoi terroristët përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të së premtes kundër xhamisë kryesore shiite si turp për islamizmin, ndërkohë që miqtë dhe familjet e viktimave mbajnë zi për të vdekurit.

Zoti Musharaf tha të shtunën se autorët e sulmeve vetëvrasëse jo vetëm që dëmtojnë Pakistanin, por krijojnë një emër të keq edhe për islamizmin.

Ai u zotua gjithashtu t’i dënojë terroristët. Këto komente ai i bëri, ndërsa njerëzit mblidheshin për ceremoninë e varrimit të viktimave në Kueta.

Tre autorë sulmesh vetëvrasëse hodhën veten në erë xhaminë e Kuetës, duke vrarë të paktën 44 veta gjatë lutjeve të së premtes. Zyrtarë të spitaleve në qytetin e pjesës jug-lindore të vendit thonë se numri i të vdekurve mund të shtohet me që dhjetra njerëz të tjerë u plagosën.//kk//

XS
SM
MD
LG