Lidhje

Kalimi nga tirania në liri shpesh kërkon kapërcimin e vështirësive të mëdha - 2003-07-06


Kalimi nga tirania në liri shpesh kërkon kapërcimin e vështirësive të mëdha. Ndërkohë që luftimet kryesore në Irak kanë marë fund, mbeturinat e regjimit të Sadam Huseinit janë ende gjallë. Ata po përpiqen të sabotojnë përpjekjet e rindërtimit. Por ata nuk mund të kenë sukses. Me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, populli i Irakut, tha presidenti Bush, do të angazhohet në rindërtimin e vendit të tij.

“Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Iraku do të jetë i hapur për botën. Madje ndikimi i përparimit në Irak do të ndjehet në gjithë Lindjen e Mesme. Me kalimin e kohës, një qeveri e lirë në Irak do të tregojë se liria mund të lulëzojë në atë rajon.”

Shtetet e Bashkuara janë një prej shumë vendeve që garantojnë sigurimin në Irak. Deri më 25 shtator, një divizion shumë kombësh, i kryesuar nga Polonia, është në plan të marë gjendjen nën kontroll nga marinsat amerikanë. Forca ndërkombëtare do të garantojë sigurimin si dhe do të marrin pjesë në përpjekjet humanitare e ato të rindërtimit në qytetet irakiane, Babil, Qerbela, An Naxhaf dhe Wasit.

17 vende do të marrin pjesë në divizionin shumë kombësh, përfshirë Lituaninë, Nikaraguan, Filipinet, Tailandën, Spanjën dhe Sllovakinë. Ato do të bashkohen me forcat ekzistuese amerikane në Irak si dhe me personelin ushtarak nga Australia, Britania, Italia dhe Holanda.

Përfaqësues të shumë vendeve të divizionin shumë kombësh janë tashmë në Irak. Siç u shpreh koloneli Janush Adamshek, shefi i ekipit polak të divizionit shumë kombësh, ne po fillojmë të krijojmë një bazë të mirë për të ardhmen, që do të kalojmë në Irak. Do të duhet kohë, por me një vullnet të përbashkët, shtoi ai, ne do të mund të bëjmë realitet objektivat tona.

//ze//

XS
SM
MD
LG