Lidhje

Kryeministri Blair hedh poshtë njoftimin e BBC-së për Irakun - 2003-07-06


Kryeministri britanik Tony Blair hodhi poshtë duke e quajtur “absurd” një njoftim të BBC-së ku thuhej se zyrtarët britanikë kishin ekzagjeruar informacionin për armët e Irakut.

Zoti Blair i bëri komentet në një intervistë të botuar në numrin e së dielës të gazetës “The Observer”, ku ai shprehej se njoftimi i BBC-së ishte një sulm ndaj integritetit të tij.

Bordi i Guvernatorëve dhe drejtuesit e BBC-së pritet të mbajnë një takim sot për të diskutuar mbi zemërimin e kryeministrit për këtë çështje.

Deri tani, BBC-ja e ka mbështetur njoftimin e radios të transmetuar në fillim të vitit, ku thuhej se qeveria i kishte fryrë me qëllim informacionet e zbulimit mbi programet e armëve të Irakut, për të konsoliduar përkrahjen e publikut për luftën. Qeveria e ka përsëritur kërkesën që BBC-ja të kërkojë falje për njoftimin./kk//

XS
SM
MD
LG