Lidhje

Presidenti rus anulon një vizitë jashtë vendit pas sulmeve vetëvrasëse - 2003-07-06


Kremlini thotë se Presidenti rus Vladimir Putin anulloi një vizitë jashtë vendit, që duhej ta fillonte të dielën, pas dy sulmeve vetëvrasëse në Moskë që shkaktuan vdekjen e 18 vetëve, përfshirë dy autoret e sulmeve.

Në një deklaratë të Kremlinit nuk jepeshin hollësi të tjera për anullimin e vizitës. Ministri i Brendshëm rus Boris Gryzlov tha se shpërthimet e djeshme dyshohej të ishin vepër e separatistëve çeçenë.

Ai shprehu hamendjen se sulmet mund të kishin qenë kundërpërgjigje ndaj dekretit të Presidentit Putin me anë të të cilit urdhërohej mbajtja e zgjedhjeve të drejtuara nga Kremlini nga fundi i këtij viti, në republikën separatiste çeçene.

Dy gra me breza të mbushura me lëndë plasëse hodhën veten në erë veç e veç pranë hyrjes të një festivali muzikor. Rreth 40 mijë vetë po ndiqnin koncertin në një aerodrom në rrethinat e kryeqytetit rus.//kk//

XS
SM
MD
LG