Lidhje

Britani: komisioni hedh poshtë akuzat ndaj qeverisë lidhur me armët irakiane - 2003-07-07


Në Britani, një komision parlamentar hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj qeverisë së kryeministrit Tony Blair se ajo nuk i kishte treguar të vërtetën vendit për të justifikuar luftën në Irak.

Komisioni për Punët e Jashtëme deklaroi sot se nuk është e vërtetë që drejtori i komunikimit i kryeministrit Blair, Alastair Campbell, ka përdorur ndikimin e tij për hartimin e një raporti të zbulimit për armët irakiane të shkatërrimit në masë, i cili më pas u bë burim debatesh.

Megjithatë, komisioni kritikon ashpër qeverinë britanike për faktin se në raportin e botuar në muajin shtator, ajo ka përfshirë informacione zbulimi të dyshimta.

Deputetët thanë gjithashtu se një raport i mëvonshëm zbulimi përmbante material të kopjuar nga një tezë diplome të botuar në internet.//ii

XS
SM
MD
LG