Lidhje

Kthehet Arnold Shvarceneger - 2003-07-07


Surpriza e verës tashme ka dale ne kinema. Behet fjalë për filmin ”Terminator 3, The Rise of the Machines”, vazhdim i filmit Terminator, i shfaqur per herë të parë në televizion 20 vite më parë. Ka kaluar një dekadë që kur Xhon Konor e shpëtoi botën nga shkatërrimi. Tani ai është 25 vjeç, pa shtëpi, pa pune dhe pa para. Ai nuk egziston zyrtarisht dhe thuajse është e pamundur që te zbulohet nga Skynet, një bashkësi robotësh të sofistikuar që u munduan ta vrisnin atë dhe të shkatërronin njerëzimin.

Por një robot mjaft i perfeksionuar, luajtur nga Kristana Loken, me bukuri marramendese njerëzore dhe me aftesi te jashtëzakonshme, dërgohet nga T-X Skynet për të mbaruar punën e nisur vite më parë, vrasjen e Xhon Konor. Karakteri i Arnold Shvarcenegerit, roboti Terminator T-101, i vjen në ndihmë Xhonit në peripecitë për të mbijetuar ai si dhe njerëzimi.

Por suksesi i disa filmave në kinema si te thuash i ka nxitur prodhuesit që të përfitojnë nga rasti për të ndërtuar një vazhdim të ri të ngjarjeve që trajtohen në film. I tillë është edhe filmi Legally Blone, seriali i dytë i të cilit del sot në kinema. Ajo ka mbaruar Harvardin dhe është avokate e suksesshme në një firm. Elli Uds, luajtur nga Rise Uidherspun, bëhet aktiviste e mbrojtjes së kafshëve gjë që i kushton punën. Kjo gjë si të thuash e shqetëson pa masë atë por nuk i ulë kurajon. Ajo niset për në Uashington për të bindur politikën që të ndalojë përdorimin e kafshëve për të provuar prodhimet kozmetike ku ajo krijon përkrahje mes politikës në synimin e saj.

Javën që lam pas ju njohëm me fimin Charli’s Angels, pas një jave në kinema ky film kryeson rënditjen në shitjen e biletave me shumën prej afro 40 milion dollarësh. Në vend të dytë është film The Hulk me një shtije biletash prej afro 20 milion dollarësh. Por me se po merren prodhuesit dhe aktorët e tjerë të Hollivudit?.

Një javë pas mbarimit të skenarit, Xhorxh Lukas ka filluar xhirimet për serialin e fundit të filmit Star Wars. Filmi do të rregjistrohet në Australi, Itali dhe Zvicër.

Kristian Sllater do të luajë rolin e një super dedektivi në filmin e titulluar Alone in the Dark, I vetëm në Errësirë. Filmi bazohet në karakteret e lojrave elektronike të prodhuara nga firma Atari.

XS
SM
MD
LG