Lidhje

Tetraciklina lufton kancerin; Terapia me hormone; Del nga koma pas 19 vjetesh - 2003-07-08


Binjaket iraniane të bashkuara të cilat u ndanë nëpërmjet një operacioni historik në Singapor nuk arritën të jetojnë. Mjekët në spitalin Raffles të Singaporit thanë se Laleh Bijani vdiq sot për shkak të humbjes së gjakut jo shumë orë pas vdekjes së binjakes tjetër Ladan. Motrat 29-vjeçare ishin të bashkuara në kokë dhe trutë e tyre ishin të lidhur mjaft ngushtë me njëri-tjetrin. Mjekët kishin paralajmëruar se operacioni i ndarjes do të ishte me mjaft rrezik dhe se njëra ose të dyja vajzat mund të vdisnin apo të paralizoheshin. Eshtë hera e parë që tek persona të riitur kryhet një operacion i tillë. Në vitin 1996, mjekët në Gjermani nuk kishin pranuar ta bënin një operacion të tillë duke thënë se ai ishte tepër i rrezikshëm. Për të ndarë indet e trurit, kirurgëve iu deshën tri ditë duke i prerë ato milimetër pas milimetri. Ata thanë se kishin vënë re që qarkullimi i gjakut në trutë e binjakeve ishte i paqendrueshëm. Në operacion morën pjesë 28 ekspertë nga Singapori, Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia, Zvicra dhe Nepali.

Tetraciklina ndoshta pengon përhapjen e kancerit

Kjo është një qelizë kanceroze e parë në mikroskop ndërsa përhapet nga një pjesë e trupit në tjetrën. Por shkencëtarët thonë se një ilaç i vjetër mund të përbëjë zgjidhje të këtij problemi. Mjeku Gurmit Sing thotë se ky është një ilaç i thjeshtë që ka ekzistuar prej shumë kohësh. Ilaçi është tetraciklina dhe provat tek minjtë në laborator kanë treguar se ai mund të jetë i efektshëm. Tetraciklina ndodhet në përdorim prej dekadash. Veç kësaj ajo kushton pak. Një fondacion kundër kancerit në Kanada ka marrë përsipër kryerjen e një studimi me rreth 60 pacientë. Joyce vuan nga kanceri i gjirit dhe thotë se tetraciklina duket se po i jep asaj një shans për t’u shëruar. Kanceri kishte filluar t’i përhapej në kockë, por tani ajo ndjehet ndryshe; dhimbjet i kanë pushuar dhe ka filluar të eci. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova se tetraciklina mund të ndalë përhapjen e kancerit në trup, dhe mjekët nuk këshillojnë që pacientët të fillojnë marrjen e tetraciklinës pa dalë më parë të gjitha rezulatet e studimeve në proces. Mjeku Singh thotë se nëse tetraciklina është në gjendje të parandalojë shtrirjen e metastazave kjo do të ishte një arritje e madhe.

Del nga koma pas 19 vjetësh

Terri Wallis nga shteti Arkansa u zgjua muajin e kaluar pas një gjëndjeje kome prej 19 vjetësh. Sot Terry është 39 vjeç. Në moshën 20 vjeçare ai ra në gjendje kome si pasojë e një aksidenti automobilistik. Për vite me radhë miq e pjestarë të familjes e vizitonin Wallisin thuajse çdo ditë, qëndronin pranë shtratit të tij dhe flisnin me të sikur ai të ishte zgjuar. Papritur një ditë muajin e kaluar Wallis hapi sytë dhe filloi të flasë. Familja e tij e thotë s ekjo është mrekulli. Madje edhe doktori i tij e ka të vështirë të besojë se Wallis ka dalë nga koma paas kaq shumë vitesh. Çudia tjetër është se Terry Wallis është në gjendje të kujtojë bisedat e zhvilluara pranë shtratit të tij gjatë këtyre 19 vjetëve në koma. Shëndeti i tij tani ka hyrë në rrugën e përmirësimit. Por Terri Wallis ka përballë edhe një sfidë tjetër; të njohë më mirë e nga afër vajzën e tij e lindur 19 vjet më parë, pak para se Terri të pësonte aksidentin.

Terapia me hormone dhe kanceri i gjirit

63 Vjeçarja Valeri Markoni është një nga pjesmarrëset në studim. Prej vitesh ajo iu nënshtrua terapisë me estrogjen dhe progjestin, por kohët e fundit mjekët e këshilluan t’a ndërpriste atë. Tashmë shkencëtarët kanë më shumë të dhëna që tregojnë se estrogjeni e kombinuar me progjestin mund të shkatojnë kancerin e gjirit. Doktor Rowan Klebovski dhe kolegët e tij nga 13 qëndra mjekësore amerikane analizuan të dhënat e mamogramëve të 16 mijë grave pjesmarrëse në studimin 5 vjeçar. Mjekët vunë re se tek gratë që merrnin terapinë me estrogjen dhe prostegjin kanceri i gjirit u rrit 24 përqind dhe se kanceri arriti të diagnostikohej në një fazë të avancuar. Doktor Klebovski thotë se terapia e kombinuar me këto dy ilaçe rrit densitetin e gjirit dhe si rrjedhim zbulimi i tumoreve të vegjël bëhet më i vështirë. Deri tani mamogramët e Valeri Markonit nuk tregojnë shenja kanceri në gji. Por tani pas rezultateve të studimit, asaj dhe grave të tjera u duhet të kenë parasysh edhe rrezikun që mund të sjellë terapia e kombinuar.

Një sondë e re për në planetin Mars

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA lëshoi dje në mbrëmje pas disa shtyrjesh një sondë për në Mars, me një robot që do të eksplorojë këtë planet. Sonda u nis nga Kepi Kanaveral i Floridës. Zyrtarët e Nasës e e anuluan lëshimin të dielën për shkak të problemeve me një bateri, ndërsa më parë nisja ishte shtyrë për shkak të motit të keq dhe problemeve teknike. Roboti i quajtur “Opportunity”, së bashku me robotin tjetër “Spirit” që ndodhet tashmë në Mars, do të kontrollojnë nëse ka shenja uji në Planetin e Kuq, gjë që do të provonte që jeta është e mundshme në Mars.

XS
SM
MD
LG