Lidhje

Socialistët ndalojnë përkohësisht debatet para zgjedhjeve vendore - 2003-07-08


Deputetët e Partisë Socialsite vendosen sot që t’i mbyllin përkohësisht të gjitha debatët brenda radhëve të tyre për shkak se po afrohen zgjedhejt vendore. Në përfundim të një mbledhjejej të sotshme të grupit të deputetëve socialistë,kryetari i tyre Gramoz Ruci deklaroi se të gjithë deputetët duhet t’i lenë menjanë denbatët e tyre dhe të angazhohen për takime në qytete të ndryshme për zgjedhje. Ndërkohë, Kryeminsitri i Shqipërisë, Fatos Nano siguroi se nuk do të kishte ndryshime të shpejta në radhët e qeverisë në këtë situatë

Partia Socialiste ndërpreu sot të gjitha debatet e brendshme mes drejtuesve të saj dhe në qeveri për hir të fushatës së zgjedhjeve vendore që po afrojnë. Grupi parlamentar i PS theksoi në përfundim të një mbledhjeje disaorëshe se “zgjedhjet vendore janë një përparësi kryesore”. Kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, publikoi edhe një program pune që parashikon veprimtarinë fushatore të eputetëve socialistë, ku mes të tjerash theksohet: “Grupi parlamentar socialist angazhohet të respektojë qëndrimin politik të kryesisë së PS që, kolegjialisht dhe individualish cdo anëtar i grupit parlamentar të mos bëhet inicues dhe pjesëmarrës në debate politike në rrafshin partiak në funksion të kongresit të ardhshëm zgjedhor, si kusht i rëndësishëm për të angazhuar me efektivitet energjitë dhe kontributet e të gjithëve në funksion të aksionit tonë kryesor politik: sigurimi i suksesit në zgjedhjet për qeverisjen vendore” - tha zoti Ruci. Mbledhja e sotme, ashtu si edhe ato të mëparshme, u zhvillua e tensionuar, sipas pjesëmarrësve në të, pa praninë e gazetarëve. Politikanë të ndryshëm herë pas here njoftonin se mund të flisnin në media pas mbledhjes për cështjet që diskutoheshin aty. Në fillim të mbledhjes që u mbajt e hapur për shtypin, kryeministri dhe kryetari i PS, Fatos Nano hodhi poshtë komentet mediatike për ndryshime në qeveri. Ai tha se Rezoluta e PS nuk kërkonte ndryshime të tilla. “As pika e parafundit e Rezolutës që është lexuar më shumë se cdo gjë tjetër këo ditë dhe asnjë pikë tjetër nuk i kërkon kryeministrit ndryshime eksplicite në kabinetin qeveritar. Si kryeministër e kam vlerësuar si një detyrë permanente, citoj nga Rezoluta: “Përmirëimin në përbërjen dhe efektivitetin e punës së srtukturave të qeverisë” e cila theksohet në pikën e fundit te Rezolutës, jo nëpërmjet thashethemeve, spekullimeve apo intrigave mediatike, por mbështetjen në analiza ligjore për realizimin e programit dhe të matricave te qeverisë” - tha zoti Nano. Ai tha se ndryshimet e ministrave nuk bëheshin me shkrime spekullative të porositura në disa media, dhe se marrëdhëniet brenda kabinetit qeveritar vendosen mbi rezultatet e reformave në sektorë të ndryshëm. Sipas tij, reformat në energji, financa, infrastrukturë, punësim, turizëm dhe antidrogë po jepnin fryte me vlera afatgjata. Zoti Nano tha se strukturat e partisë dhe individë brenda tyre duhet të mbështesnin reformat e ndërmarra nga qeveria dhe të mos bënin komente negative, pa marrë informacion të plotë për to. Ai u shpreh për një ritëm më të lartë në reformimin e institucioneve dhe ekonomisë dhe bashkëvprim më të ngushtë midis strukturave shtetërore pë të arritur objektivat. Kryeministri tha se shpesonte që Italia si kryesuese e radhës e Bashkimit Europian të ndihmojë mjaft Tiranën zyrtare në përmbushjen e kritereve për marrëvëshjen e stabilizim-asociimit. Grupi parlamentar i PS mbylli në këtë mënyrë debatet midis zotërinjve Nano e Meta. Zv.kryeministri e kriton prej disa kohësh kreun e qeverisë për uljen e ritmit të reformave dhe rezultateve në qeverisje, sic janë vënë në dukje edhe nga institucionet perëndimore. //ss//

XS
SM
MD
LG