Lidhje

OKB: vendet e pazhvilluara, më të varfra se para 10 vjetësh - 2003-07-08


Kombet e Bashkuara thonë se 54 nga vendet e varfëra të botës janë akoma më të varfëra tani se sa ishin 10 vjet më parë.

Në Raportin e këtij viti për Zhvillimin Njerëzor të botuar të martën, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se megjithëse në disa prej vendeve më të varfëra të botës analfabetizmi dhe vdekshmëria foshnjore janë ulur ndjeshëm, ato janë sot më të varfëra se sa më parë.

Raporti analizon përparimin e bërë nga 175 vende të botës në disa fusha të zhvillimit siç janë arsimi fillor dhe parandalimi i sidës.

Në treguesin e raportit, e para renditet Norvegjia, ndërsa Shtetet e Bashkuara zenë vendin e shtatë, Rusia të 63-tin dhe Kina vendin e 104.

Shqipëria renditet në vendin e 95-të me një jetëgjatësi të banorëve prej 73.4 vjeç dhe me prodhim të përgjithshëm për frymë të popullatës prej 3 mijë e 680 dollarë në vit.//kk//

XS
SM
MD
LG