Lidhje

Annan kërkon rikthimin në Liberi të punonjësve të OKB-së - 2003-07-09


Sekretari i përgjithëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dha urdhër për rifillimin e punës së ekipeve humanitare të OKB-së në Liberi, ndërkohë që një ekip ushtarak amerikan vazhdon misionin e tij për të vlerësuar gjendjen në vend.

Dje, zoti Annan kërkoi kthimin e punonjësve të OKB-së, të cilët u evakuan pas intensifikimit të luftimeve midis kryengritësve dhe trupave besnike të presidentit Charles Taylor.

Po dje, civilë liberianë përshëndetën ekipin amerikan për vlerësimin e gjendjes në Monrovia në ditën e parë të misionit të tij.

Ekipi ndodhet në Liberi për të vlerësuar gjenden e sigurisë dhe atë humanitare. Grupi mbrriti në Monrovia të hënën para një dislokimit të mundshëm të trupave paqeruajtëse amerikane.//ii

XS
SM
MD
LG