Lidhje

Shtetet e Bashkuara përshëndesin thirrjen për kthimin e pakicave në Kosovë - 2003-07-09


Shtetet e Bashkuara e përshëndetën thirrjen e bërë më 2 korrik nga 11 udhëheqës politikë të Kosovës, ku ata i ftonin të gjithë serbët dhe pakicat e tjera etnike të zhvendosura të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, thuhet se kjo ftesë është një hap i pashembullt i udhëheqësve politikë të Kosovës për të inkurajuar në mënyrë aktive kthimin e jo-shqiptarëve të zhvendosur që nga viti 1999.

Për vitin 2003, vazhdon deklarata e Departamentit të Shtetit, Shtetet e Bashkuara kanë caktuar 14, 4 milionë dollarë për të ndihmuar kthimin e të zhvendosurve në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, u bëjnë thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të garantuar se të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen do të kenë shanse reale për ta bërë këtë.//kk//

XS
SM
MD
LG