Lidhje

Kancelari Schroeder anulon pushimet në Itali - 2003-07-09


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder anuloi pushimet verore në Itali, për shkak të komenteve antigjermane të një zyrtari të lartë italian.

Një zëdhënës gjerman tha se tensionet mes të Italisë dhe Gjermanisë do t’ia bënin të vështirë familjes së zotit Schroeder të kalonte pushime të qeta në Itali. Ai tha se kancelari do të qëndrojë në vendlindjen e tij në qytetin e Hanoverit.

Të premten ministri italian i turizmit u shpreh në një gazetë italiane, se gjermanët janë biondë ultranacionalistë që pushtojnë çdo vit plazhet italiane.

Komentet i kanë rritur tensionet tashmë të larta midis Italisë dhe Gjermanisë, pas deklaratës së bërë ditë më parë nga kryeministri Silvio Berlusconi, i cili e krahasoi një deputet gjerman të parlamentit evropian më një roje kampi nazist. //kk//

XS
SM
MD
LG