Lidhje

Presidenti Bush viziton Ugandën - 2003-07-10


Presidenti Bush shkon të premten në Nigeri, pas një vizite 4 orëshe në Ugandë ku u takua me presidentin e ketij vendi Yoweri Museveni dhe vizitoi një klinikë ku kurohen pacientë të prekur nga Sida.

Presidenti Bush vuri në dukje suksesin e Ugandës në luftën kundër Sidës, duke e quajtur Ugandën një model në betejën globale për të pakësuar përhapjen e virusit HIV.

Qeveria e Ugandës e ka ulur shkallën e infektimit të popullsisë me virusin HIV, nga 30 përqind në 6 përqind, duke i bërë thirrje të rinjve të mos kryejnë marrëdhënie seksuale para martese, duke propoganduar monogaminë dhe përdorimin e prezervativëve.

Nisma e presidentit Bush për të ofruar 15 miliardë dollarë gjatë 5 vjetëve të ardhshëm për 14 shtetet afrikane dhe Karaibet ka qënë në qendër të turneut të tij në Afrikë.

Por të enjten Dhoma e Përfaqësuesve gjatë miratimit të buxhetit caktoi vetëm dy miliardë dollarë për vitin e ardhshëm, pra 1 miliardë dollarë më pak se sa shuma e përvitshme prej 3 miliardë dollarësh, që presidenti Bush synon të shpenzojë për sidën gjatë 5 vjetëve të ardhshëm.

Presidenti Bush mbërrin në Nigeri mes masave të rrepta të sigurimit. Grupet që kundërshtojnë presidentin e vendit Olusegun Obasanxho kanë kërcënuar të zhvillojnë protesta anti-amerikane.

Dy udhëheqësit do të zhvillojnë bisedime të shtunën që pritet të përqëndrohen rreth eksportit të naftës dhe krizës në Liberi.

Nigeria është vendi me popullsinë më të madhe të Afrikës dhe eksportuesi më i madh i naftës i kontinentit. Nigeria ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e krizës liberiane.

XS
SM
MD
LG