Lidhje

Bush: agjencitë e zbulimit kishin dhënë miratimin për fjalimin e tij drejtuar vendit në janar - 2003-07-11


Presidenti Bush tha se agjencitë amerikane të zbulimit kishin dhënë miratimin e tyre për fjalimin e tij drejtuar vendit në janar, ku përfshihej një deklaratë e debatueshme për Irakun, sipas së cilës Bagdadi ishte përpjekur të siguronte uranium nga Afrika.

Presidenti i bëri këto komente sot në Ugandë. Para kësaj, këshilltarja e sigurimit Kombëtar Condoleezza Rice u tha gazetarëve se drejtori i CIA-s George Tenet, e kishte parë të gjithë fjalimin dhe nuk kishte gjetur probleme.

Gazeta Uashington Post njofton se CIA ishte përpjekur qysh në muajin shtator të bindëte qeverinë britanike që të hiqte referencat lidhur me çështjen e uraniumit në një raport zbulimi.

Disa mjete amerikane të komunikimit njoftuan dje se zyrtarët e CIA-s të cilët kishin parë një kopje të paredaktuar të fjalimit të Presidentit, kishin shprehur rezerva lidhur me këto referenca.//ii

XS
SM
MD
LG