Lidhje

Rajs: Presidenti nuk e dinte që informacioni për Irakun ishte i pasaktë - 2003-07-11


Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, George Tenet, tha se CIA miratoi gabimisht një fjalim të Presidentit Bush që pëmbante të dhëna të pasakta zbulimi mbi Irakun. Drejtori i CIA-s pranoi gabimin, duke thënë dje pasdite se ai ishte përgjegjës për procesin e miratimit nga agjencia që ai drejton.

Në një deklaratë publike, zoti Tenet tha se “ishte bërë një gabim” kur u lejua gjuha e përdorur në fjalimin e Presidentit Bush për gjendjen e vendit, ku akuzohej Iraku se përpiqej të blinte në Afrikë uranium të pasuruar që përdoret për prodhimin e armëve bërthamore. Duke iu referuar asaj pjese të fjalimit, zoti Tenet tha se “ato 16 fjalë nuk duhet të ishin përfshirë kurrë në tekstin e fjalimit të presidentit”.

Presidenti Bush citoi këtë të dhënë të gabuar të zbulimit për të justifikuar luftën kundër Irakut, pasi ky i fundit e kishte të ndaluar në bazë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara për të shtënë në dorë material për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Dje më herët, disa ligjvënës amerikanë sugjeruan se presidenti mund t’a kishte ç’orientuar qëllimisht popullin amerikan. Senatori republikan, John McCain, tha se “një gabim i tillë ishte bërë” dhe kushdo që është përgjegjës për të duhet të shkarkohet. Zoti McCain dhe disa kandidatë demokratë për president kanë bërë thirrje për kryerjen e hetimeve nga Kongresi.//ic//

XS
SM
MD
LG