Lidhje

Presidenti iranian Khatami ofroi të japë dorëheqjen nëse populli e kërkon një gjë të tillë - 2003-07-12


Njoftohet se presidenti iranian Mohamed Khatami ofroi të japë dorëheqjen nëse populli e kërkon një gjë të tillë. Sipas një gazete shtetrore iraniane, zoti Khatami tha: “Ne nuk jemi zotër të popullit por shërbëtorë të këtij vendi dhe nëse vendi thotë se nuk na do, ne do të largohemi.”

Presidenti iranian i bëri këto komente të enjten gjatë një fjalimi në qytetin Karaj në perëndim të Teheranit. Zoti Khatami është bërë objekt i një trysnie në rritje nga ana e iranianëve të moderuar për të vënë në jetë reformat të cilat do të pakësonin kompetencat e klerikëve islamikë që qeverisin vendin pa qënë të zgjedhur.

Zoti Khatami ka thënë se ai është i pafuqishëm përballë klerikëve, të cilët e përdorin kontrollin ndaj gjykatave dhe forcave të rendit për të bllokuar shumë përpjekje për reforma./al/

XS
SM
MD
LG