Lidhje

Ariel Sharon shkoi sot në Londër për bisedime me Tony Blair - 2003-07-13


Kryeministri izraelit Ariel Sharon shkoi sot në Londër për bisedime me homologun e tij britanik, Tony Blair, rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Pritet që zoti Sharon t’i kërkojë qeverisë britanike që të kufizojë kontaktet me presidentin palestinez, Jaser Arafat. Sipas gazetave britanike, udhëheqësi izraelit ka thënë se zoti Arafat po pengon përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme duke minuar autoritetin e kryeministrit të ri palestinez, Mahmud Abaz.

Kryeministri Sharion ka kritikuar Brianinë dhe vende të tjera evropiane që vazhdojnë të kenë marrëdhënie me zotin Arafat, duke thënë se kontaktet me udhëheqësin palestinez dëmtojnë përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme.

Dy grupe kryesore ekstremiste palestineze u kërcënuan se do ti japin fund ndalimit të përkohshëm të sulmeve kundër izraelitëve në rast se Autoriteti Palestinez përpiqet të konfiskojë armët e tyre.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik e bënë këtë njoftim sot me anë të një deklarate të përbashkët, vetëm pak javë pasi njoftuan një armëpushim 3 mujor. Në deklaratë akuzoheshin forcat e sigurimit palestinez për ndërmarrjen e një fushate për çarmatimin e grupeve ekstremiste. Në të thuhej gjithashtu se dorëzimi i armëve përbënte “një vijë të rrezikshme,” të cilën udhëheqësin e grupeve ekstremiste nuk do të lejojnë të kalohet nga forcat e sigurimit.

Udhëheqësit e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik njoftuan muajin e kaluar një armëpushim, ku në shkëmbim kërkohet që Izraeli të përmbushë një numër kërkesash.

//ze//

XS
SM
MD
LG