Lidhje

Ish presidenti Jimmy Carter i kërkon administratës që të dërgojë 2 mijë trupa amerikane në Liberi - 2003-07-13


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter i bëri thirrje administratës së presidentit Bush që të dërgojë 2 mijë trupa amerikane në kuadër të një force paqëruajtëse ndërkombëtare për Liberinë e shkatërruar nga lufta.

Në një artikull të botur në numrin e sotëm të gazetës The New York Times, zoti Carter thoshte se ushtarët amerikanë duhet të jenë pjesë e një force të propozuar afrikano-perëndimore si pjesë e asaj që ai e quajti angazhim amerikan i vazhdueshëm, por modest.

Ish presidenti Carter tha se paqëruajtësit ndërkombëtarë duhet të përfitojnë nga deklarata e presidentit të Liberisë, Charles Taylor, se do të japë dorëheqje për të ndihmuar në përfundimin e luftës civile 4 vjeçare të Liberisë.

Presidentit Bush i është bërë trysni që të dërgojë trupa në kuadër të një force paqëruajtëse për Liberinë, por ai nuk ka njoftuar ende në se do ta marrë një vendim të tillë.

//ze//

XS
SM
MD
LG