Lidhje

Kryeministri izraelit pritet të takojë homologun e tij britanik - 2003-07-14


Kryeministri izraelit Ariel Sharon pritet të takohet të hënën në Londër me kryeministrin britanik Toni Blair, për të diskutuar në lidhje me përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri britanik do të shtrojë një darkë private në rezidencën e tij zyrtare, për nder të udhëheqësit izraelit.

Ky do të jetë takimi i parë në më tepër se një vit midis dy kryeministrave. Zoti Sharon po përpiqet të ushtrojë trysni ndaj Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane, që t’i ndërpresin kontaktet me udhëheqësin palestinez Jaser Arafat, duke thënë ato minojnë përpjekjet e paqes të Kryeministrit palestinez Mahmud Abbas.

Kryeministri britanik pritet t’i kërkojë udhëheqësit izraelit të lirojë një numër më të madh të burgosurish palestinezë, si shenjë e besmimit të mirë ndaj zotit Abbas.//kk//

XS
SM
MD
LG