Lidhje

Shpërthim pranë Këshillit të ri të Qeverisë Irakiane - 2003-07-14


Nga një shpërthim që ndodhi në Bagdad, u shkatërrua një automjet pranë kompleksit ku ndodhet Komanda Qendrore Amerikane dhe Këshilli i ri i Qeverisë Irakiane.

Sipas agjencive perëndimore të lajmeve, shpërthimi ndodhi kur një person i armatosur hodhi një granatë në një parkim që përdoret nga gazetarët. Sipas dëshmitarëve okularë, në makinë nuk ndodhej njeri dhe nuk pati viktima. Sipas njoftimeve, automjeti i përkiste ambasadës tuniziane.

Po të hënën, një ushtar amerikan u vra dhe 6 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ndaj autokolonës së tyre në qendër të Bagdadit.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore Amerikane thuhet se autokolona u godit me një breshëri predhash të hedhura nga granatalëshues gjatë një prite në lagjen e pasur Mansur, e cila zakonisht është e qetë.

Dëshmitarët okularë thonë gjithashtu se të paktën një ushtar amerikan u plagos nga një granatë jashtë Bagdadit. Zyrtarët ushtarakë amerikanë ende nuk kanë bërë komente.

Në sulmet e javëve të fundit kanë humbur jetën të paktën 32 ushtarë amerikanë.//kk//

XS
SM
MD
LG