Lidhje

Një ish-zyrtar i lartë kroat në Bosnje dëshmon në Hagë - 2003-07-15


Një ish-zyrtar i lartë kroat në Bosnjë thotë se ish-Presidenti Jugosllav Slobodan Milosevic sugjeroi që zonat e kontrolluara nga kroatët në Bosnje-Hercegovinë gjatë konfliktit në Ballkan, t’i kalonin Kroacisë.

Stjepan Klujic, i cili shërbeu si përfaqësues i Kroacisë në presidencën kolektive të Bosnjes në fillim të viteve ’90 e bëri këtë dëshmi para gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Zoti Klujic i tha gjykatës se ish-presidenti jugosllav e bëri këtë propozim në vitin 1992, kohë kur filloi konflikti në Bosnjë. Ai tha se zoti Milosevic i tha atij se udhëheqësit serb e kuptonin se banorët kroatë, që jetonin në perëndim të qytetit të Mostarit, donin që zona e tyre t’i aneksohej Kroacisë.

Ish presidenti kroat Franjo Tuxhman diskutoi rreth të njëjtave plane për ndarjen e Bosnjës me Serbinë gjatë konfliktit në Ballkan.

Ndaj zotit Milosevic, i cili po gjykohet nga gjykata e Hagës, janë ngritur më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në konfliktet e viteve ’90 në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

Në qoftë se shpallet fajtor, zoti Milosevic mund të dënohet me burgim të përjetshëm.//kk//

XS
SM
MD
LG