Lidhje

KOSOVË: 45 vjet burgim për katër shqiptarë të akuzuar për krime lufte kundër bashkëkombësve të tyre - 2003-07-16


Një trup gjykues ndërkombëtarë, i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, shpalli sot fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me gjithsejt 45 vjet heqje lirie, katër pjestarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrustem Mustafa, I njohur me emrin e luftës Remi, komandant i Zonës Operative të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për rajonin e Llapit, në veri të Prishtinës, u dënua me 17 vjet burgim, ndërkaq ish bashkëlufëtarët e tij, Nazif Mehmeti me 13 vjet, Latif Gashi me 10 dhe Naim Kadriu me 5 vjet heqje lirie. Që të gjithë këta akuzohen për krime kundër civilëve shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, britanikut Timothy Clason, ata janë fajtorë për arrestimin e paligjshëm, keqtrajtimin dhe vrasjen e pesë qytetarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare, për të cilët është vlerësuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit serb. Të dënuarit kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se viktimat e përfshira në akzuë janë ndaluar nga Ushtria Clirimtare e Kosovës për shkaqe sigurie, por më pas ata janë lënë të lirë. Avokatët mbrojtës të tyre thanë sot se do të apelojnë vendimin e gjyqit në Gjykatën e Lartë të Kosovës, duke I cilësuar dënimet si shumë të ashpra dhe të pambështetura në prova, siq u shpreh avokatja Nekibe Kelmendi, duke krahasuar dënimet e deritashme të serbëve të akuzuar për krime lufte me dënimin e sotëm. “Të marrim rastin e fundit në Pejë që për 41 viktima, (I akuzuari serb) u dënua me vetëm 7 vjet burgim. E këtu 45 vjet burgim për vepra penale të cilat në mënyrë të sigurtë dhe të padyshimtë nuk janë vërtetuar”, tha zonja Kelmendi.

Ndërkaq, përfaqësueist politik të Kosovës ende nuk kanë bërë ndonjë koment rreth vendimit të sotem të gjykatës, përvec kryetarit të Partisë Demokratike, Hashim Thaci, i cili shkurtazi ka theksuar se “kjo është cështje që i takon drejtësisë”. Ndërkohë mijëra veta kanë protestuar në Podujevë, qytet ne veri të Prishtinës, vendlindja e të dënuarëve. Protestuesit e kanë cilësuar procesin gjyqësor politikisht të motivuar, duke kërkuar lirimin e të dënuarëve. Kryetari i trupit gjykues tha sot gjatë shqiptimit të dënimit se “procesi gjyqësor nuk ka të bëjë me Ushtrinë Clirimtare por me individët e përfshirë në veprimet për të cilat akzuohen”. Komandant Remi është arrestuar në fillim të muajit gusht të vitit 2002, ndërsa tre të akuzuarit e tjerë në janar të vitit të kaluar. Komandant Remi, njëri ndër drejtuesit më të njohur te ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves, pas luftes ishte nje nga drejtuesit me te larte te Trupave Mbrojtese te Kosoves organizatë kjo e cila ka trashëguar Ushtrinë Clirimtare. Ai qe pezulluar nga këto trupa pasiqë emri I tij ishte gjetur në nje urdhër ekzekutiv të presidentit amerikan George Bush. Ky është rasti I parë që shqiptarët akuzohen dhe dënohen për krime të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

XS
SM
MD
LG