Lidhje

Drejtori i CIA-s raporton në një komision të Senatit - 2003-07-16


Drejtori i CIA-s, George Tenet raporton të mërkurën para një komisioni të Senatit ku pritet t’i bëhen pyetje të vështira, që kanë të bëjnë me njoftime, raporte të zbulimit mbi armët e shkatërrimit në masë të Irakut.

Anëtarët e komisionit që mbikqyr agjencitë sekrete kërkojnë garanci për cilësinë e shërbimeve sekrete amerikane. Paraqitja e zotit Tenet para këtij komiteti ndodh një javë pasi ai mori përgjegjësinë për një deklaratë të presidentit Bush, se Iraku kishte blerë uranium nga Afrika.

Disa ligjvënës demokratë e kanë përdorur këtë deklaratë për të vënë në pikëpyetje justifikimet e presidentit Bush për fillimin e luftës në Irak.//kk//

XS
SM
MD
LG