Lidhje

Një gazetare kanadeze vdes në Iran nga rrahjet - 2003-07-16


Zëvendës-presidenti i Iranit tha se një gazetare kanadeze, vdiq javën e kaluar në Teheran nga rrahjet.

Mohamad Ali Abtahi tha të mërkurën në një konferencë shtypi se nga përfundimet e para të një hetimi në lidhje me shkakun e vdekjes së gazetares Zahra Kazemi doli se ajo vdiq nga një hemorragji në tru, e shkatuar nga rrahjet.

Zonjën Kazemi, gazetare kanadeze me origjinë iraniane, e arrestuan muajin e kaluar, ngaqë po fotografonte një burg famëkeq të Teheranit. Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve thotë se më pas atë e çuan në një spital, ku dhe vdiq.

Të martën, autoritetet iraniane e ndalën ceremoninë e varrrimit të zonjës Kazemi, pasi presidenti iranian Muhamad Katami dha urdhër të zhvillohen hetime nbi shkakun e vdekjes së gazetares.//kk//

XS
SM
MD
LG