Lidhje

SHBA: 20 milion dollarë ndihmë për Autoritetin Palestinez - 2003-07-16


Shtetet e Bashkuara i dhanë Autoritetit Palestinez një ndihmë financiare prej 20 milion dollarësh për ristrukturimin e sektorit të shërbimeve publike dhe infrastrukturës që janë dëmtuar nga lufta rreth 3 vjeçare me Izraelin.

Ceremonia e së mërkurës shënon herën e parë që Washingtoni ofron ndihmë financiare direkte për popullin palestinez. Më parë, Washingtoni u kishte dhënë ndihmë financiare palestinezëve nëpërmjet organizatave ndërkombëtare.

Kryeministri palestinez Mahmud Zoti Abaz pritet të takohet me presidentin Bush në Washington në fund të këtij muaji. Nga ana e tij, Kryeministri izraelit Ariel Sharon po zhvillon një vizitë në Norvegji ku do të diskutojë rreth proçesit të paqes me homologun e tij norvegjez Kjell Magne Bondevik.//kk//

XS
SM
MD
LG