Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin për Departamentin e Shtetit - 2003-07-16


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi me shumicë dërrmuese votash një buxhet prej 30 miliardë dollarësh për Departamentin e Shtetit dhe një sërë programesh për ndihmat e huaja.

Projekt-ligji autorizon rreth 25 miliardë dollarë për shpenzimet e Departamentit të Shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për fondet e ambasadave amerikane, përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe një zgjerim të transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në projekt parashikohen 1, 3 miliardë dollarë për të mbështetur financiarisht një rrjet radio-televiziv të drejtuar nga qeveria, që do të transmetojë 24 orë në ditë për Lindjen e Mesme.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Henry Hyde tha se rrjeti do t’u japë shtysë përpjekjeve për të luftuar ato që ai i quan propagandë dhe keqinformim që nxisin ndjenjat antiamerikane në Lindjen e Mesme.

Senati nuk e ka miratuar ende variantin e tij të projekt-ligjit. //kk//

XS
SM
MD
LG